Home Të Fundit Paradite me temperatura të larta, pasdite me vranësira dhe… Moti për sot,...

Paradite me temperatura të larta, pasdite me vranësira dhe… Moti për sot, cfarë pritet të ndodh

18

Vendi ynë , do të vijojë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta gjatë gjithë paradites,

 

Paradite me temperatura të larta, pasdite me vranësira dhe... Moti për sot, cfarë pritet të ndodh

por orët e pasdites do të sjellin shpeshtim të vranësirave, duke gjeneruar reshje të pakta shiu në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër.

Nuk përjashtohen mini stuhitë e breshërit në Verilindje të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në orët e mëngjesit, por mesdita sjell rënie të lehtë të tyre,

duke bërë që vlera minimale të regjistrohet në qytetin e Pukës 10°C dhe maksimalja të ngjitet deri në 30 °C, në urën vajgurore në qarkun e Beratit.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi permanent Jugor, duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.