Home Të Fundit Parkojnë makinën në Vlorë dhe shkojnë të hanë drekë, hajdutët thyejnë xhamin...

Parkojnë makinën në Vlorë dhe shkojnë të hanë drekë, hajdutët thyejnë xhamin e mjetit dhe u vjedhin paratë

158

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur mesditën e kësaj të premteje në Vlorë.

 

Parkojnë makinën në Vlorë dhe shkojnë të hanë drekë, hajdutët thyejnë xhamin e mjetit dhe u vjedhin paratë
Një çift italian kanë parkuar mjetin e tyre në zonën e Lungomares dhe kanë shkuar të drekojnë në një nga restorantet e zonës.

Në këtë kohë persona të paidentifikuar pasi thyejnë xhamat e pasagjerit,

jo nga ana e rrugës,kanë grabitur shumën e parave në çantën që ishte në makinë,në shifrën 2500 euro .

 

Blutë e Vlorës kanë mbërritur në vendngjarje,për të mbledhur dëshmitë dhe provat materiale.

 

Mësohet se grabitësit kanë vjedhur dhe të gjithë dokumentacionin dhe sendet me vlerë që gjetën në makinë.