Një katastrofë familjare, “Para Perëndimit” është shfaqja
më e re në Teatrin Metropol që ka rikthyer Elia Zaharian në skenë, pas bujës së divorcit me Princ Lekën.
Nuk dihet nëse kjo tipologji shfaqjeje është zgjedhje e mirëmenduar e Elia Zaharisë për tu rikthyer në Teatër, apo thjesht një rastësi. Por e veçanta tjetër e kësaj shfaqje për Elian është edhe fakti se ajo do interpretojë krah nënës së saj, Yllka Mujo.
“Para Perëndimit” përqendrohet në dramën e “mungesës së lirisë” me të cilën përballet 70-vjeçari Matthais Clausen. 3 vite pas vdekjes së gruas së tij, ai bie në dashuri me një vajzë të re Inken, por që pengohet nga të gjitha anët prej atyre që e rrethojnë, mbi të gjitha familja e tij që e sheh këtë histori dashurie si kërcënim të trashëgimisë financiare dhe shpirtërore të familjes.
Kujtojmë se Erion Teli, ish-Drejtori për Marrëdhëniet me mediat në oborrin mbretëror, foli pak kohë më parë në “Vizioni i Pasdites” ku pohoi se angazhimi i Elia Zaharisë si Drejtoreshë e Teatrit Kombëtar është bërë shkak për divorcin.