Home ShowBizzi Pas Gracianos flet per here te pare edhe Argjira per ndarjen: Është...

Pas Gracianos flet per here te pare edhe Argjira per ndarjen: Është një situatë delikate, nuk kam qejf te…

138

Sot në “E Diell” as Argjira nuk i ka shpëtuar disa pyetjeve pikante të bëra nga ish-banorja e BBV3, Ledjona.

Argjira Spanca, Graciano Tagani, Ndarja

Kjo e fundit e ka pyetur në lidhje me Gracianon, ku kohët e fundit përflitet për një krizë në marrëdhënien e tyre. Këtë problem me Argjirën, Graciano e ka diskutuar edhe me banorët e BBV.

Argjira u shpreh se është një moment delikat dhe duhet të flitet sy më sy vetëm mes saj dhe Gracianos.

“Më dëgjo. Unë tani kam zgjedhur që të mos prononcohem përsa i përket kësaj teme, sepse kushdo që më njeh mua e di që jam shumë private.

Marrëdhënien me Gracianon sigurisht që e kemi publike, kemi punuar bashkë, por mendoj që është një moment shumë delikat, që duhet ta flasim unë dhe ai sy më sy”, tha ajo.