Një katastrofë familjare, “Para Perëndimit”, është shfaqja më e re në Teatrin Metropol
që ka rikthyer aktoren Elia Zaharian në skenë, pas bujës së divorcit me Princ Lekën.
Nuk dihet nëse kjo tipologji shfaqjeje është zgjedhje e mirëmenduar e
Elia Zaharisë për tu rikthyer në Teatër, apo thjesht një rastësi.
Por e veçanta tjetër e kësaj shfaqje për Elian, është edhe fakti se ajo do interpretojë krah nënës së saj, Yllka Mujo.
“Para Perëndimit” përqendrohet në dramën e “mungesës së lirisë” me të cilën përballet 70-vjeçari Matthais Clausen.
3 vite pas vdekjes së gruas së tij, ai bie në dashuri me një vajzë të re Inken,
por që pengohet nga të gjitha anët prej atyre që e rrethojnë, mbi të gjitha familja e
tij që e sheh këtë histori dashurie si kërcënim të trashëgimisë financiare dhe shpirtërore të familjes.
Kujtojmë se Erion Teli, ish-Drejtori për Marrëdhëniet me mediat në oborrin mbretëror,
foli pak kohë më parë në “Vizioni i Pasdites” ku pohoi se angazhimi i Elia Zaharisë si Drejtoreshë e Teatrit Kombëtar, është bërë shkak për divorcin.
View this post on Instagram