Home Të Fundit ‘Pashë nga ballkoni që po më ngacmonte të fejuarën…’ Mbeti i vr*rë...

‘Pashë nga ballkoni që po më ngacmonte të fejuarën…’ Mbeti i vr*rë një i ri në mes të Tiranës, zbardhe dëshmia e autorit të ngjarjes

13

Është zbardhur dëshmia e 25-vjeçarit Darmen Keli, i cili vrau me thikë mbrëmjen e djeshme 34-vjeçarin Amarildo Hoxhallari, për shkak se i ngacmoi të fejuarën.

 

'Pashë nga ballkoni që po më ngacmonte të fejuarën...' Mbeti i vr*rë një i ri në mes të Tiranës, zbardhe dëshmia e autorit të ngjarjes

Para grupit hetimor, autori ka dhënë versionin e tij sesi ka ndodhur ngjarja.

“Përcolla të fejuarën për tek parkimi dhe u ngjita për në shtëpi.

Kur dola në ballkon pashë që një motor po e ndiqte dhe fliste duke e ndjekur paralel në makinë.

I fola nga ballkoni më pas zbrita. Aty Amarildo Hoxhallari më ofendoi dhe më goditi.

Pas përplasjes në një moment e godita me thikën që e kisha marrë nga shtëpia”, ka thënë ai, sipas dëshmisë së siguruar nga gazetari Igli Çelmeta.

Hoxhallari më pas është larguar nga vendi i ngjarjes me një shokun e tij që drejtonte motorin.

Por pak metra më pas ka rënë nga motori për shkak të plagëve. Policia ka arrestuar dhe shokun e tij drejtuesin e motorit për ‘Drejtim mjeti në gjendje të dehur’ pasi nga testi alkoolit ka rezultuar i pirë.