Home tvshow Pasi konfirmoi ndarjen nga Xhensila Myrtezaj, Bes Kallaku emocionon: Pasuria ime e...

Pasi konfirmoi ndarjen nga Xhensila Myrtezaj, Bes Kallaku emocionon: Pasuria ime e madhe…

429

Moderatori dhe aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku, ka bërë një

Pasi konfirmoi ndarjen nga Xhensila Myrtezaj, Bes Kallaku emocionon: Pasuria ime e madhe...

dedikim emocionues për dy fëmijët e tij, pak kohë pasi ka konfirmuar ndarjen nga bashkëshortja e tij, këngëtarja Xhensila Myrtezaj.

Mbrëmjen e djeshme, ai i ka dërguar një mesazh dy të vegjëlve të tij, vajzës Ajka dhe djalit Amen.

Besi ka treguar se pasuria më e madhe që ka në këtë jetë janë dy fëmijët e tij.

“Dua t’i them edhe Ajkës edhe Amenit, babi ju ka shpirt, babi ju do fort. Pasuria më e madhe që ne lëmë pas emrit tonë janë vetëm fëmijët”, u shpreh ai.

Kujtojmë se pak kohë më parë aktori ka zbuluar se fëmijët e tyre jetojnë me Xhensila Myrtezajn, të cilës iu është referuar si ish-bashkëshortja, duke zbuluar se janë divorcuar.

Aktori i humorit u shpreh se vajzën, Ajkën e shikon më shpesh, ndërsa djalin pak më rrallë. Ndërsa shtoi se me Xhensila Myrtezajn janë si dy të huaj.

“Kur isha këtë herë në Itali erdhi më mori dikush. Më pyeti se çfarë ke bërë, po fëmijët? Mirë i thashë, gocën e shoh më shpesh, djalin pak më rrallë sepse jetojnë me ish-bashkëshorten.

U mërzita sepse njeriu ndodhet me disa situata në jetë që nuk i ka pritur, është pak e vështirë. E rëndësishme është të jenë të mirë. Në shtëpi me nusen jemi të huaj. Rëndësi ka që të jenë mirë me shëndet”, u shpreh Bes Kallaku në “Ferma Vip”.

Çifti prej kohësh përflitej se i kishin dhënë fund martesës së tyre, por asnjëri nuk kishte reaguar publikisht për të mohuar apo konfirmuar thashethemet që qarkullonin rreth marrëdhënies së tyre.