Home tvshow Për herë të parë, Julia Ilirjani rrëfen historinë e dhimbshme të jetës...

Për herë të parë, Julia Ilirjani rrëfen historinë e dhimbshme të jetës së saj: “U bëra nënë e tre fëmijëve”

291

Julia Ilirjani ka qenë e ftuar në puntatën e sotme të “Ftesë në 5”.

Për herë të parë, Julia Ilirjani rrëfen historinë e dhimbshme të jetës së saj: “U bëra nënë e tre fëmijëve”

Pas eleminimit nga “Big Brother Vip”, aktorja foli për ndjesitë e kësaj eksperience, por për herë të parë tregoi edhe një histori të dhimbshme të jetës së saj, të parrëfyer më herët.

Tek foli për ndarjen nga ish bashkëshorti, Julia tregoi se si mori përsipër të rriste dhe edukonte tre fëmijë.

Ish bashkëshorti i saj kishte dy fëmijë, dy vajza 11 dhe 13 vjeç, nga një martesë e mëparshme me një grua gjermane, fëmijët e të cilit jetonin me të ëmën në Gjermani.

Mirëpo, për shkak të një aksidenti e ëma e tyre u nda nga jeta ndërsa Julia vendosi t’i merrte dy vajzat nën kujdesin e saj, duke mos dashur t’i linte në duart e asnjë institucioni.

Asokohe Julia sapo ishte bërë nënë për herë të parë, nënë e vajzës së saj Rene.

E gjendur përballë një situate të vështirë, në moshë 28 vjeçare dhe si një nënë e re, Julia tregoi peripecitë e saj si një grua e vetme me 3 fëmijë, pasi bashkëshorti vendosi të jetojë dhe punojë larg tyre.

E shqetësuar për të ardhmen e saj, Julia tregoi se kërkoi një përgjigje dhe një siguri nga bashkëshorti, gjë që nuk e mori.

Ndaj, ajo vendosi që të shkëputej nga ish bashkëshorti, pasi priti që një prej vajzave të tij të mbushte moshën maxhorene 18 vjeç, për t’i dalë për zot edhe motrës së saj, asokohe 16 vjeç.