Home Të Fundit ‘Për Romeo ai mendon se…’ Mamaja e Heidit i thotë të gjitha,...

‘Për Romeo ai mendon se…’ Mamaja e Heidit i thotë të gjitha, tregon se cfarë thotë i ati për lidhjen e vajzës me Romeon

156

E ftuara e radhës në “Cherry on Top” ishte Lajla Kamata, mamaja e Heidi Bacit e cila komentoi rreth lojës së Heidit në “BBV3”.

 

'Për Romeo ai mendon se...' Mamaja e Heidit i thotë të gjitha, tregon se cfarë thotë i ati për lidhjen e vajzës me Romeon

Mamaja e saj shprehet se kjo eksperiencë nuk ka qenë e lehtë as për familjen e Heidit e ndërsa thotë se Genti,

babai i banores, nuk ka dashur të vijë surprizë në “BBV3” pasi nuk ka dashur që emri i tij të lidhej me Heidin si në

 

rastin e parë që ndodhi në “Grande Fratello” teska sqaron se Genti nuk ka patur gisht në atë punë, pra me daljen e Heidit nga shtëpia.

“Nëse Heidi do jetë në finale, mendoj se Genti do shkojë për surprizë. Nuk ka dashur që të lidhet emri i tij me Heidin si në rastin e parë. E ka pasur merakun, nuk është eksperiencë e lehtë.

Genti ngaqë bëri suprizën dhe doli sikur po komandonte jetën e Heidit dhe nuk deshi të bënte të njëjtën gjë. Por realiteti nuk është ashtu, Heidi ka qenë totalisht e lirë”.

Siç e dimë Heidi ka krijuar një marrëdhënie me Romeon në “BBV3”, dhe Bora Zemani

e ka pyetur mamin e Heidit se cili është mendimi i Gentit për Romeon dhe a do ta lërë Heidi Italinë pëe dashurinë?

“Genti do të shprehet kur ta takojë Romeon. Nuk do ta them çfarë mendon, le ta thotë Genti vetë.

E kuptoj nga gjestet që është e dashuruar. Duke njohur Heidin, ajo do ta ketë të vështirë ta leje Italianë se është e lidhur me punën me shkollën, me shoqërinë. P

or nëse dashuria është e aq e fortë, ia lëmë Heidit”-tha Lajla.