Luiz Ejlli ka qenë në qendër të vëmendjes në shtypin rozë kohët e fundit, për shkak të natyrës së tij ekspresive dhe energjisë që ka.
Ai është një nga personazhet më të diskutuar në media, duke qenë gjithmonë në fokus për aktivitetet dhe deklaratat e tij.
Së fundmi, një ngjarje tragjike ka tronditur thellësisht opinionin publik,
kur një 14-vjeçar ka humbur jetën në një vrasje të tmerrshme. Ky incident ka shkaktuar reagime të shumta nga figurat publike të vendit, të cilët kanë shprehur indinjatën e tyre për këtë ngjarje të rëndë.
Ndër ata që reaguan ishte edhe fituesi i Big Brother Albania Vip 2, i cili ka shprehur solidaritetin e tij me familjen e të ndjerit, Martin Cani.
Përmes një postimi në Instagram, këngëtari njoftoi se në shenjë zie dhe respekti për këtë tragjedi, ai ka vendosur të shtyjë publikimin e projektit të tij të fundit, duke ofruar ngushëllimet e tij për humbjen e madhe.