Shëndeti jonë është i rrezikuar seriozisht nga disa specie të vogla siç janë instektet. Ylli Merja, specialist i bimëve mjekësore thotë se duhet të ruhemi kryesisht nga merimanga e zezë apo akrepët.
Pickimet e tyre arrijnë deri në vdekje për shkak të përhapjes së shpejtë të helmit që lëshojnë në trupin e njeriut.
Proteina e këtyre insekteve krijon alergji të rënda tek në njerëzit dhe duhet trajtuar menjëherë.
Vendet më të të shpeshta ku gjenden këto gjallesa janë vendet e hapura si në pellgje uji, kanale apo edhe në terren të thatë.
“Në rast pickimi nga mushkonjat- thotë Merja, -duhet ta shpërlajmë vendin me ujë deti për shkak të vlerave dezinfektuese të kripës. E shtypim pak vendin që të dalë proteina helmuese dhe e mbajmë me akull si edhe e lyejmë me propolis e rigon.”
Një mënyrë tjetër për të ndaluar veprimin e mëtejshëm të helmit në trup këshillohet lyerja me krem rigoni, krem mente dhe sherebele për të çaktivizuar reaksionin.
Në një bisedë në studion e emisionit “Vila 24” me moderatoren Androniki Kolka, në “Neës24”, Merja flet për një mënyrë krejt të veçantë për të eleminuar ecurinë e reaksionit te picikimit në gjak.
Ai këshillon përtypjen e lëkurës se dardhës së egërm njohur ndryshe si gorrica dhe njomjen e vendit të pickuar me këtë masë. Lëngu i përftuar bluarja e lëkurës së dardhës qetëson ndjeshëm përsonat e sulmuar nga insektet.
Më tej Merja tregon për “kurthet që mund t’u ngrihen mushkonjave dhe për t’i mbajtur larg shtëpive tona, ndërsa prezanton edhe një bimë e cila pastron toksinat dhe shërben në përzierje detoksi, siç është trëndafili i malit.
Përveç këtyre këshillave, Merja thotë se nëse mbajmë në ballkon vazo me rigon të njomë apo degë domatesh, mushkonjat nuk afrohen për shkak të aromës së këtyre bimëve.