Home Të Fundit Plane për ditën e Enjtën? Njihuni fillimisht me parashikimin e motit ‘Reshje...

Plane për ditën e Enjtën? Njihuni fillimisht me parashikimin e motit ‘Reshje lokale dhe…’

17

Ditën e nesërme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore relativisht të qendrueshme.

 

Plane për ditën e Enjtën? Njihuni fillimisht me parashikimin e motit 'Reshje lokale dhe...'

Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira të cilat do të vijnë në zhvillim në orët e mesditës.

Përgjatë relieveve malore në verilindje të vendit vranësirat do të pasohen nga reshje lokale shiu.

Në orët e mëngjesit përgjatë zonave luginore pritet të ketë prezencë të mjegullës së dendur.

Era parashikohet të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, e cila hera-herës pritet të fitoj shpejtësi deri në 15m/sek. Valëzmi në dete i forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 14 deri 32°C

në zonat e ulëta 15 deri 35°C

në zonat bregdetare 17 deri 34°C