Home Të Fundit Plane për fundjavë? Hakil Osmani bënë parashikimin dhe tregon nëse do rikthehen...

Plane për fundjavë? Hakil Osmani bënë parashikimin dhe tregon nëse do rikthehen reshjet e shiut në vend

968

Kthjellime, kalime të pakta vranësirash dhe temperatura deri në 29 gradë Celsius.

 

Plane për fundjavë? Hakil Osmani bënë parashikimin dhe tregon nëse do rikthehen reshjet e shiut në vend
Kështu pritet të jetë koha gjatë fundjavës sipas meteorologut Hakil Osmani.

Qarqet që do të përjetojnë temperaturat më të larta priten të jenë Berati dhe Elbasani,

 

ndërsa, temperaturat minimale 5-6 gradë Celsius pritet të regjistrohen në Ersekë dhe Peshkopi.

“Mëngjesi i sotëm ka sjellë rritje të temperaturave të ajrit, duke bërë që temperaturat minimale

të shkojnë në vlerën 5 gradë Celsius në zonat malore. Në orët e mesditës pritet të kemi një rritje të temperaturave,

 

ku pritet të regjistrohet vlera 27 gradë Celsius.

 

Për sa i përket kushteve atmosferike mbetemi në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm,

duke bërë që paraditja të jetë në dominimin e kthjellimeve ndërsa pasditja sjell kalim të vranësirave ku më të cilat do jenë në lindje të vendit.

Dita e shtunë, në ditët e para dhe të mesditës do të jetë në dominimin e kthjellimeve,

ndërsa pasditja do të ketë kalim të vranësira. Temperaturat e ajrit, minimumi do të regjistrojë

 

vlerat 5-6 gradë Celsius në qytetin e Ersekës dhe Peshkopisë, ndërsa maksimumi

 

pritet të regjistrojë vlerën 28 gradë Celsius në qarqet e Elbasanit dhe Beratit.

 

Dita e diel do të ketë temperatura konstante në mëngjes, ndërsa në mesditë temperatura prite të

 

shkojë në vlerën 29 gradë celsius. Për sa i përket kushteve atmosferike mbetemi të kthjellimet,

 

kalimin e vranësirave, ku këto të fundit priten të jenë prezente në pjesën e dytë të ditës”, tha ai.