Egla Ceno e ka nisur ditën e sotme me një debat me Françeska Muratin
Kjo e fundit, pasi aktorja e njohur u skualifikua nga “Big Brother VIP3” vendosi që gjërat e saj ti vendoste te sirtari që më parë e kishte Egla.
Ceno i ka kërkuar që t’i lirojë sirtarin, por Françeska nuk e ka pranuar një gjë të tillë. E si pasojë Egla ka nisur me ofendimet kundrejt saj.
Pjesë nga debati:
Egla: Miss-et kështu përgjigjen
Françeska: Nuk dua, se ky është ambienti im
Egla: Kështu përgjigjen miss-et
Françeska: Kështu përgjigjet Françeska
Egla: Kush është Françeska? Një copë mishi me dy sy kam idenë
Françeska: Ashtu?
Egla: Po
Françeska: Me thënë të drejtë të gjithë jemi një copë mishi me dy sy
Egla: Po ti më shumë shpirti
Françeska: Dikush më shumë, dikush më pak
Egla: Je një palluqe që ecën me dy këmbë
Françeska: Faleminderit
Egla: Që i vjen dhe goja erë për më tepër
Françeska: Faleminderit
Egla: Puçrrat të paskan ikur, ça ke përdorur?
Françeska: Kam qenë larg teje
Egla: Nuk je një gocë e mirë
Françeska: Pse?
Egla: Sepse nuk je
Françeska: Nuk ke arsye fare
Egla: Je një kukuth
Françeska: Uaa do qaj më the kukuth, ooo vdiqëm. Ja u rikuperuam kaq shpejt, tani ec. Mu zhduk se nuk ta duroj dot këtë surrat.