Home tvshow Plazh apo shi, si do të jetë moti në fundjavë?

Plazh apo shi, si do të jetë moti në fundjavë?

69

Dita e shtunë pritet të ketë mot me kthjellime dhe vranësira të cilat në zonën jugore do të jenë deri të dendura.

 

 

Plazh apo shi, si do të jetë moti në fundjavë?

Reshjet e shiut pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në jug të vendit e gradualisht në mesditë do të shtrihen edhe në pjesën qendrore. Në orët e mbrëmjes pritet ndërprerje e reshjeve të shiut.

Ditën e diel moti pritet të jetë me kthjellime dhe vranësira të cilat do të vijnë në zhvillim në orët e mesditës. Përgjatë relieveve malore të vendit vranësirat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët.

Era do të jetë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 12m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i ulët i forcës 1-2 ballë.