Fundjavën që sapo lamë pas u mbajt “dasma e vitit”. Këngëtarja Dafina Zeqiri kurorëzoi dashurinë me partnerin e saj Kreshnik Gjergji.
Dhjetra VIP-a morën pjesë në festën e dashurisë, por mungesa e motrës së saj të madhe nuk kaloi pa u vënë re. Por Tringa apo siç njihet ndryshe Tiki Zeqiri ka bërë një postim në Instagram ku tregon se nuk ndodhet në Kosovë.
Ajo ka postuar një foto duke shëtitur me djalin e saj të vogël, i cili erdhi në jetë pak muaj më parë.
E fshiu një vit më parë nga ndjekësit, pse motra e madhe e
Raporti i këngëtares me dy motrat e saj është komentuar shumë dhe shpesh herë në rrjetet sociale. Dafina e hoqi nga ndjekësit dhe nga personat që ndiqte motrën e saj të madhe Tringën, një vit më parë, ndërkohë që mediat zbuluan lidhjen e saj me Kreshnikun.
Nuk dihet nëse motra ishte kundër kësaj lidhje, apo ka arsye tjetër pse ato nuk janë më aq të afërta. Para se Dafina të bënte publike lidhjen e re, ajo postonte shpesh nga pushimet me nënën dhe Tringën.
E fshiu një vit më parë nga ndjekësit, pse motra e madhe e
Megjithatë përveç të ëmës, ishte edhe motra e vogël e Dafinës e cila u shfaq në dasëm e madje edhe kërcyen bashkë duke u bërë virale në rrjetet sociale.
“My baby sister is here” (Motra ime e vogël është këtu), shkruajti Dafina natën e dasmës së saj.