Home Të Fundit Prag tragjedie! Konflikt fizik me shufra hekuri midis kushërinjve, dy të vënë...

Prag tragjedie! Konflikt fizik me shufra hekuri midis kushërinjve, dy të vënë në pranga, njëri transportohet me urgjencë drejt traumës

381

Është parandaluar përshkallëzimi i një konflikti mes 4 kushërinjve në një lokal në qytetin e Kukësit.

 

Prag tragjedie! Konflikt fizik me shufra hekuri midis kushërinjve, dy të vënë në pranga, njëri transportohet me urgjencë drejt traumës

Sipas informacioneve policore ata janë konfliktuar për motive të dobëta.

 

Gjatë sherrit mes tyre janë përdoru edhe shufra hekuri.

Lidhur me ngjarjen janë arrestuar dy prej tyre një 22-vjeçar dhe një 41-vjeçar,

ndërsa janë proceduar në gjendje të lirë, një 50-vjeçar dhe një 35-vjeçar.

 

Gjithashtu njëri prej tyre ka po merr ndihmë mjekësore te spitali i Traumës.

NJOFTIMI I POLICISË:

Ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë parandalon përshkallëzimin e

 

mëtejshëm të një konflikti në një lokal në qytet, ndërmjet 4 shtetasve, të afërm të njëri-tjetrit.

Vihen në pranga 2 shtetas të përfshirë dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë.

 

Sekuestrohet sendi i fortë (shufra prej hekuri) që u përdor gjatë konfliktit për motive të dobëta.

 

Menjëherë pas njoftimit se mesditën e djeshme, në ambientet e jashtme të një lokali në qytetin e Kukësit,

4 shtetas ishin konfliktuar për motive të dobëta, fizikisht dhe me send të fortë,

 

shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës organizuan punën dhe shkuan në vendngjarje, për të zbardhur rrethanat e rastit dhe për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, përgjegjësin/t.

Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë konflikt, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve 22

vjeç dhe 41 vjeç, si dhe u proceduan në gjendje të lirë vëllai dhe kushëriri i 41-vjeçarit, përkatësisht shtetasit 50 vjeç dhe 35 vjeç, të tre banues në fshatin Shtiqen.

 

Për shkak të dëmtimeve gjatë konfliktit, shtetasi po merr ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës,

ku është jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu, u gjet dhe u sekuestrua si provë materiale, sendi i fortë (shufra prej hekuri) që dyshohet se u përdor gjatë konfliktit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.