Home Të Fundit Prindërit u divorcuan, mua mu zhduk fëmijëria…Albano Bogdo përlot me të kaluarën...

Prindërit u divorcuan, mua mu zhduk fëmijëria…Albano Bogdo përlot me të kaluarën e tij ‘Më thanë ti je burri i shtëpisë..’

700

Aktori i humorit, Albano Bogdo, në një bisedë me konkurrentët e Fermës Vip,

Prindërit u divorcuan, mua mu zhduk fëmijëria...Albano Bogdo përlot me të kaluarën e tij 'Më thanë ti je burri i shtëpisë..'
ka folur për divorcin e prindërve dhe barrën e rëndë që i ra mbi supet për familjen, që në moshën 12-vjeçare.

Pas ndarjes së prindërve, Bogdo shprehet se u detyrua të hiqte dorë nga fëmijëria dhe të bëhej burri i shtëpisë.

Ai tha se dy muaj pas divorcit të prindërve, dilte buzë detit duke shitur akullore e banane për 12 orë në ditë.

“Kam qenë 12 vjeç kur u divorcin prindërit. Motra , vëllai 6 muajsh.

Kur divorcohen prindërit kur je 12 vjeç e kupton gravitetin e situatës,

se të vijnë këta gjigandët dhe të thonë ‘je ti burri i shtëpisë tani’ të traumatizojnë, të trembin.

Je një fëmijë që luan piano, lexon Dostojevskin, e këtej të thonë je burrë i shtëpisë tani duhet të punosh.

Të heqin nga fëmijëria, nuk të lënë të shijosh as pubertet as adoleshencë as asnjë gjë dhe bëhesh burrë menjëherë.

 

Dhe unë nga fëmijë i vogël, pas dy muajsh isha hajde banane hajde akullore në anë të detit, nga 7 e mëngjesit deri në 7 të pasdites”, tha Bogdo.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Vizion Plus (@vizionplustv)