Home ShowBizzi Prishet miqësia mes Lisit dhe Romeos? Ja cfare ndodhi papritur

Prishet miqësia mes Lisit dhe Romeos? Ja cfare ndodhi papritur

20

Raporti mes Lisit dhe Romeos nuk është më i njëjti.

Lisi, Romeo, Heidi

Me përfundimin e eksperiencës në BBV duket se kaq e pati dhe miqësia mes dy ish-banorëve.

Në evente që kanë bërë bashkë shumë ish-banorë, Romeon dhe Lisin nuk i kemi parë askund.

Dyshimet për krisje në miqësinë e tyre kanë nisur ditët e fundit kur fituesja e BBV, Egla Ceno është shprehur se ka patur kontakt me Lisin pas përfundimit të formatit.

 

Por “pikat mbi i” u vendosën sot, kur në një video-live më Instagram ajo shfaqet me ish-banorin duke darkuar.

Lisi nuk i ka shpëtuar pyetjes së ndjekësve të Eglës nëse e ka takuar Romeon, teksa ai është përgjigjur thjesht me një “Jo” dhe ka vijuar me batuta

Shkak i krisjes së kësaj miqësie që lindi në BBV mund të jenë bërë darkat dhe miqësia e Lisit me Eglën.

Romeo dhe Heidi nuk kanë patur raport shumë të mirë në mbyllje të spektaklit dhe pas përfundimit të BBV.