Romeo dhe Heidi, u vunë sërish në qendër të debateve spektaklin e djeshëm.
Disa banorë ende mendojnë se romanca e tyre është e
gjitha për të marrë vëmendjen e publikut, ndonëse dy banorët pjesën me të madhe të kohës brenda shtëpisë më të famshme e kalojnë bashkë. (lexo këtu)
Këto pikëpyetje nga ana e banorëve duket se e kanë bërë Heidin të ndihet keq. Në një bisedë me Romeon dhe Meritonin, ajo është shprehur se Romeo do të ishte më mirë pa të në këtë lojë, pasi do ta “godisnin” më pak. Ndërsa Meritoni duke dhënë një mendim të tijin në këtë diskutim tha se nga përvoja e tij, loja në çift është më e lehtë pasi gjejnë paqe tek njëri-tjetrin.