Arbër Çepani ka reaguar pas lajmit të vdekjes së kunatit të tij, ish-deputetit të Partisë Demokratike Gerti Bogdani.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Arbri shkruan:
”Pse na e bëre o Gert….Pse na e bëre”
Gerti Bogdani, ish deputeti i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë ndërroi jetë mesditën e sotme për shkak të një arresti kardiak.
Burime nga urgjenca e QSUT-së bëjnë me dije se 45-vjeçari ka mbërritur në spital pa shenja jete.
Ndërkohë, Policia e Tiranës në një njoftim për mediat deklaroi se Bogdani është gjetur pa ndjenja në ambientet
e një hoteli në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, por ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital.