Home Të Fundit ‘Pusho pusho se na…’ Pamje të patrasmetuara, Erjola Doci PERPLASET me franceskën...

‘Pusho pusho se na…’ Pamje të patrasmetuara, Erjola Doci PERPLASET me franceskën në publicitet ‘Zhzhzh bënë si mizë…’

21
0

Plas sherri gjatë publicitetit të rubrikës “Pa Filtra” në E Diell, mes Erjola Doçit dhe Françeska Muratit.

 

'Pusho pusho se na...' Pamje të patrasmetuara, Erjola Doci PERPLASET me franceskën në publicitet 'Zhzhzh bënë si mizë...'

Shkak u bë ndërprerja e komentit të Doçit, nga Murati. Panalistet vijuan sherrin për disa minuta rresht, ku u desh ndërhyrja dhe vendosja e rregullit nga moderatori Ronaldo Sharka.

Pjesë nga debati në studio:

Murati: E ngatërron veten me Ronaldon. Ti kur flet, flet sikur je duke prezantuar

Doçi: E kam profesion o shpirt.

Murati: Më bëhet shumë qejfi, por këtu jemi në juri.

Doçi: Boll! Boll më! Më lër rahat.

Murati: Mos më ofendo!

Doçi: Jam në kokërr të qejfit, po na lodhët!

Murati: Pusho pusho se po na dhembin veshët.

Doçi: Nxjerr mjaltë nga goja…

Murati: Jam mjaltë vetë zemra.

Doçi: Oh e tmerrshme!

Hysenaj: Ron o vendos rregull, o…

Doçi: Po për kokën time Ronaldo. Përtej shakave më thotë ‘pse i bën gocës atë koment?’ po prit o gocë, të mos hajë kjo (goja) para kësaj (mendjes).

Murati: O Erjola po do i bëjmë replika njëra-tjetrës.

Doçi: Mos më ndërhy pa më dëgjuar deri në fund!

Murati: Komenti yt ishte pa lidhje dhe unë të ndërpreva.

Doçi: Zhzhzh bën si mizë, mushkonjë

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here