Home Të Fundit Reshje shiu dhe….Moti për nesër, ja cfarë pritet të ndodh me kushtet...

Reshje shiu dhe….Moti për nesër, ja cfarë pritet të ndodh me kushtet atmosferike

12

Edhe për ditën e nesërme vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht

 

Reshje shiu dhe....Moti për nesër, ja cfarë pritet të ndodh me kushtet atmosferike
të qëndrueshme si pasojë e masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet me kthjellime si dhe vranësira në shtim deri të dendura nga orët e mesditës deri ato të pasdites vonë.

Këto vranësira në relievet kodrinore-malore do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët.

Në periudha afatshkurtra dhe në relievet e larta malore të vendit reshjet në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Era do të fryjë me drejtim perëndim- jugperëndim me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek,

 

ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 12m/s shoqëruar me valëzim të forcës 2-3 ballë.

në zonat malore 8 deri 24°C

në zonat e ulëta 9 deri 29°C

në zonat bregdetare 14 deri 28°C