Home Të Fundit Reshje shiu si të ishte vjeshtë? Moti për sot, ja cfarë pritet...

Reshje shiu si të ishte vjeshtë? Moti për sot, ja cfarë pritet të ndodh gjatë pasdites dhe në mbrëmje

110

Ditën e sotme, vendi ynë do të mbetet nën ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

 

Reshje shiu si të ishte vjeshtë? Moti për sot, ja cfarë pritet të ndodh gjatë pasdites dhe në mbrëmje
Moti parashikohet të jetë me alternime vranësirash dhe kthjellime.

 

Reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit në veriperëndim dhe perëndim të vendit.

Reshjet pritet të jenë me intensitet të ulët e lokalisht me intensitet mesatar.

Në orët e mesditës, reshjet e shiut do të jenë prezente me intensitet të ulët por përgjatë relieveve malore të vendit.

Në intervale të shkurtëra kohore, do të kemi reshje shiu në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Era parashikohet të jetë nga kuadrati i jugut me shpetësi mesatare deri në 8m/sek, e cila hera-herës fiton shpjetësi deri në 14m/sek.

Valezimi në det pritet të jetë i forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

– në zonat malore 8 deri 22 °C

– në zonat e ulëta 9 deri 28°C

– në zonat bregdetare 13 deri 27°C