Home tvshow Rigelsa ‘kokë më kokë’ me Niko Komanin, ja kush u eliminua nga...

Rigelsa ‘kokë më kokë’ me Niko Komanin, ja kush u eliminua nga “Ferma VIP”

129

Mbrëmjen e djeshme në “Ferma VIP” ndodhi eliminimi i parë.

Rigelsa ‘kokë më kokë’ me Niko Komanin, ja kush u eliminua nga “Ferma VIP”

E eliminuara ishte Rigelsa, e cila ishte në nominim me Niko Komanin.

“Të them të drejtën këto ditë i përjetova 50 me 50.

Në disa momente mendoja që mund të dal, e në disa të tjera jo.

E kisha atë dëshirën të vazhdoja, sepse siç e kam thënë edhe nëpër klipe,

Rigelsa është shumë guximtare dhe ka shumë dëshirë të vendoset nëpër sfida.”

Rigelsa nuk hezitoi as të jepte emrat e fermerëve për të cilët nuk do ta marrë aspak malli, pasi siç u shpreh ajo, e kanë prekur në moral.

 

“Nuk do më marrë malli për vajzat që kam bërë debat, për Elsën, Xhesikën dhe Glorian. Më kanë prekur në moral. Do më marrë malli për Florin, shpresoj të shkojë në finale, madje edhe ta fitojë. Do më marrë malli edhe për Buçkon, Marianën, Baby G,” tha ajo.

Gjithashtu, mbrëmjen e djeshme dy fermerë të rinj u bënë pjesë e reality show-t.

 

Ata ishin aktorja Artemisa Kusi dhe modeli Ekzon Berisha.