Home tvshow Romeo Veshaj shpallet finalisti i parë i BBV3, çfarë do ndodhë me...

Romeo Veshaj shpallet finalisti i parë i BBV3, çfarë do ndodhë me Heidin?

63

Romeo Veshaj është shpallur zyrtarisht finalisti i parë i edicionit të tretë të “Big Brother VIP”.

 

Romeo Veshaj shpallet finalisti i parë i BBV3, çfarë do ndodhë me Heidin?

Ai u shpall finalist në mënyrë jo të zakontë. Ishte Egla Ceno ajo që zgjodhi Romeon dhe Heidi Bacin t’i dërgonte në një televotim se kush do zgjidhej finalist, mirëpo banorët dinin të kundërtën.

Banorëve iu komunikua sikur Romeo do të linte përfundimisht shtëpinë më të famshme në Shqipëri dhe Heidi nuk e priti aspak mirë. Përveç të qarave, ajo iu kthye Eglës, “je njeriu më i keq”.

“Të pash me lot në sy do vij nga qielli”, ishte porosia që Romeo i la Heidit para se të dilte nga shtëpia, megjithëse kjo nuk e qetësoi banoren.

Aktori i njohur e mori vesh se do të jetë finalisti i parë kur shkoi në studion e madhe të BBV dhe menjëherë u kthye në shtëpie. Pasi mori vesh se ishte Egla ajo që zgjodhi që t’i dërgonte në këtë televotim, Romeo i kërkoi falje për të gjitha fjalët që i ka thënë gjatë këtyre ditëve.

Heidi ndërkohë do të jetë banorja që do të jetë në televotim deri në fund të këtij edicioni.