Home Të Fundit Roza Lati NXJERR SEKRETIN E MADH, tregon per simpatine qe ka per...

Roza Lati NXJERR SEKRETIN E MADH, tregon per simpatine qe ka per dy nga ish banoret e BBV, habit me emrat qe thote!

29

Ish-banorja e Big brother VIP 3, Roza Lati ka folur hapur për raportet që ajo ka me ish-konkurrentët e tjerë tani që kanë dalë nga shtëpia.

 

Roza Lati NXJERR SEKRETIN E MADH, tregon per simpatine qe ka per dy nga ish banoret e BBV, habit me emrat qe thote!
E ftuar në emisionin “Top Arena”, Roza u shpreh se është takuar me Françeskën dhe Fatjonin, për të cilët tha se gëzon simpati për të dy.

Ndërsa e pyetur se me kë nuk ka asnjë kontakt, Roza Lati u përgjigj: “Për atë që thashë do të hidhem nga ballkoni”. Duke nënkuptuar kështu Egla Cenon.

Pyetje: Të kemi parë korridoreve të topit, mos ke ndonjë projekt?

Roza: Momentin që do të kemi diçka konkrete për ta folur dhe gëzuar do të prononcohem për momentin po e lë pezull sepse është më profesionale kështu.

Pyetje: Cilët janë banorët me të cilët nuk ke asnjë raport dhe kontakt?

Roza: Ti e di mirë, unë nëse s’kam pasur kohë që të takoj ty s’kam pasur kohë që të takoj të tjerë,

në disa festa për çështje bashkëpunimi dhe koincidencë e bukur jam takuar me Françeskën, Fatjonin, gëzoj simpati për të dy.

Pyetje: Me kë nuk ke fare?

Roza: Për atë që thashë do të hidhem nga ballkoni.

Kujtojmë që pak kohë më parë, Roza deklaroi se do të hidhej nga ballkoni nëse fiton Egla Ceno: “Do i dalë maunës para, do hidhem nga ballkoni nëse fiton Egla”.