Home Të Fundit Rrebeshe shiu dhe erë e fortë! Moti për sot, ja cfarë pritet...

Rrebeshe shiu dhe erë e fortë! Moti për sot, ja cfarë pritet të ndodh pasditën e sotme

14
0

Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

 

Rrebeshe shiu dhe erë e fortë! Moti për sot, ja cfarë pritet të ndodh pasditën e sotme

Sipas SHMU, Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe kthjellime afatshkurtra në zonën e qendrës dhe jug deri në orët e mesditës. Vranësirat deri në orët e mesditës do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të vendit ndërsa në veriperëndim me intensitet deri mesatar.

Pas orëve të mesditës në zonën e veriut reshjet me intensitet mesatar dhe të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Në pjesën tjetër të territorit reshjet me intensitet mesatar dhe lokalisht deri të lartë në formën e rrebesheve. Në zonën e Alpeve dhe verilindje në orët e vona të mbrëmjes në lartësitë mbi 1200 metër reshje dëbore.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut intensive me shpejtësi mesatare 3-12 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era hera herës fiton shpejtësi 14-26 m/s. shoqëruar me valëzim në dete të forcës 5-7 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 5 deri 13°C

në zonat e ulëta 8 deri 23°C

në zonat bregdetare 13 deri 23°C

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here