Shqipëria do të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta gjatë orëve të paradites,
por pas mesditës priten grumbullim i vranësirave si fillim në zonat Veriore dhe gradualisht do të përfshijnë të gjithë territorin e vendit.
Parashikohet që në mbrëmje vonë dhe gjatë natës, të ketë reshje të dendura shiu ku herë pas here do të jenë edhe rrebeshe.
Temperaturat e ajrit do të rriten si në mëngjes edhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 8°C vlera më e ulët në Pukë dhe Korcë, deri në 28°C vlera më e lartë e cila pritet në Qarqet Elbasan dhe Fier.
Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi jugor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.