Nga nesër deri të premten, vendi ynë do të përfshihet nga reshjet e shiut dhe të dëborës dhe ulja e temperaturave.
Paralajmërimi u dha nga meteorologia, Tanja Porja, e cila theksoi se dëbora do të zbresë në 700 metra lartësi, por sipas saj nuk ka vend për panik.
“Tri ditë me reshje shiu dhe dëbore. Nuk ka vend për panik. Rrebeshe të shpeshta në jug dhe në zonat qendrore dhe në ditët vijuese në të gjithë territorin dëbora do të zbresë në 700 metra. Do të kemi temperatura nga minus 2 në 19 gradë celsius. Nesër paradite do të ketë rrebeshe dhe reshje dëbore në zonat malore”.
Por çfarë ndodhë në 3 ditët në vijim? Meteorologia e A2 thekson se deri mëngjesin e së premtes do të kemi rrebeshe afatshkurtra në të gjithë vendin, ndërsa termometri zbret në minus 3 gradë. “Mbrëmjen e së mërkurës, të enjten dhe deri mëngjesin e së premtes kemi reshje dëbore dhe rrebeshe afatshkurtra në të gjithë vendin. Të premten ulje e temperaturave deri në minus 3 gradë”, tha Porja.
Sipas saj e njëjta tablo sinoptike do të jetë edhe në rajon.
“Në Kosovë e RMV dhe Mal të zi kemi të njëjtën tablo sinoptike. Rrebeshe të shpeshta në Maqedoninë e Veriut nga nata e sotme, reshje bore ne 500 metra lartësi. Në Kosovë reshje dëbore në disa zona, veriu mbetet me vranësira, jugu me rrebeshe, ndërsa Mali i zi do të ketë reshje të pakta dhe rritje të vlerave termike”.