Home Të Fundit SA KEQ! E papritur në Shkodër, shkrumbohen 4 shtepi: Zjarri nisi nga...

SA KEQ! E papritur në Shkodër, shkrumbohen 4 shtepi: Zjarri nisi nga nje shtepi dykateshe, me pas digjen dhe 3 te tjera prane saj

17

Gjatë natës rreth orës 00:55, në lagjen “Skënderbeg”, në Shkodër, ka rënë zjarr në një banesë dykatëshe në pronësi të shtetasit L .T., 51-vjeç.

 

SA KEQ! E papritur në Shkodër, shkrumbohen 4 shtepi: Zjarri nisi nga nje shtepi dykateshe, me pas digjen dhe 3 te tjera prane saj

Si pasojë e flakëve, tre banesa të tjera ngjitur me të janë djegur.

Sipas informacioneve policore, nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Njoftimi:

“Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 00:55, në lagjen “Skënderbeg”, ka rënë zjarr në një banesë dykatëshe në pronësi të shtetasit L .T., 51- vjeç.

Si pasojë janë përfshirë nga zjarri edhe tri banesa të tjera ngjitur me të, në pronësi të shtetasve T. K., L. K. dhe një banesë e pabanuar.

Zjarrfikësit, së bashku me Policinë, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë evakuuar banorët dhe kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit”.