Home tvshow Sa ndjekës ka humbur Egla? Do habiteni me banoren e BBV3 që...

Sa ndjekës ka humbur Egla? Do habiteni me banoren e BBV3 që po pëlqehet më shumë në “Instagram”

164

“Social Top 5” është një rubrikë e emisionit “Live From Tirana”

që sjell vëmendjen te personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj.

Sa ndjekës ka humbur Egla? Do habiteni me banoren e BBV3 që po pëlqehet më shumë në “Instagram”

 

Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në “Instagram”. Por cilët janë banorët e shtëpisë së BBV që kanë spikatur në “Instagram”?

Ai është një banorët më të komentuar të BBV3. Bëhet fjalë për Julian Dedën, i cili këtë javë nuk ka ndryshuar në numrin e ndjekësve, duke numëruar sërish 451 mijë. Roza Lati po ashtu nuk ka asnjë ndryshim nga java e kaluar duke patur sërish 830 mijë fansa në “Instagram”-in e saj.

Kalojmë te çifti i vetëm momentalisht brenda BBV3, Heidi Baci dhe Romeo Veshaj. Heidi ka pasur një rritje prej 2 mijë ndjekësish duke shkuar kështu në 139K dhe nga ana tjetër Romeo ka shtuar 1K në numrin e ndjekësve duke pasur tani 340 mijë.

Sa i përket Meriton Mjekiqit, ai është rritur me plot 3 mijë ndjekës dhe tani numëron 330K.

Ndërkohë, një rritje prej 2 mijë ndjekësish ka pasur Erjola Doçi duke shkuar nga 265 në 267 mijë. Sa i përket banores që ka fituar më shumë ndjekës këtë javë, është Françeska Murati e cila ka shtuar plot 3.3K në “Instagram”. Nga ana tjetër Egla Ceno, njësoj si javën e kaluar rezulton me humbje. Aktorja këtë herë ka humbur 400 ndjekës dhe tashmë ka 72K në “Instagram”.