Sara Gjordeni dhe këngëtari Bardhi kanë marrë një vendim të rëndësishëm sa i përket lidhjes së tyre.
Çifti kanë vendosur të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë. Lajmin e bëri të ditur Sara me një postim në Instagram.
“11/11”- shkroi ajo duke bashkangjitur edhe emojit e unazës dhe dokumentave, ndërsa në foto shihej mjaft e lumtur krah Bardhit.
View this post on Instagram
Më pas Sara postoi edhe një video të një buqete me lule: “U bekuam”.
Mbështetësit e çiftit kanë reaguar me dashuri dhe urime të shumta për këtë lajm të bukur.