Ish-banorja e “Big Brother Vip”, Sara Gjordeni ka qenë sot e ftuar në “Top Albania Radio”,
ku ka sjellë edhe njëherë në vëmendje momentet pikante nga eksperienca e saj në “Big Brother Vip”,
si dhe ngjarjen më të fundit në jetën e saj, humbjen e babait!
Për këtë të fundit, Sara u shpreh se e ka përjetuar ndarjen e tij nga jeta,
ndonëse siç tregon ajo nuk e ka takuar kurrë! Ish-banorja ndër të tjera u shpreh se nuk do të donte që të përballej
me të pas shumë kohësh, përmes një interviste që babai i saj i ndjerë dha, ku sulmonte atë dhe nënën e saj!
“U mërzita për momentin që ndodhi. Unë kam qenë në tentativa për ta kontaktuar që prej shtatorit të 2023.
Ne nuk jemi takuar kurrë. Gjëja më e trishtë ishte të dëgjoja zërin e tij për herë të parë në atë intervistë.
Do doja të kishte me disa kundër deklarata.
Por ai nuk mohoi asgjë, ai doli të ofendonte. Më lëndoi.
E kontaktova edhe para edhe pas asaj interviste dhe ai ka zgjedhur prej muajsh të mos përgjigjej. Le të jetë ky një leksion për marrëdhëniet prind-fëmijët”, tha ajo.