Home Të Fundit ‘Shite shoqen për këtë lojë, o i pafytyrë…’ Romeo ‘ia plas në...

‘Shite shoqen për këtë lojë, o i pafytyrë…’ Romeo ‘ia plas në sy’ Gracianos, ja si i pergjigjet ai

155

Në shtëpinë e Big Brother Vip debatet nuk kanë të të ndalur.

 

'Shite shoqen për këtë lojë, o i pafytyrë...' Romeo 'ia plas në sy' Gracianos, ja si i pergjigjet ai

Shtëpia më e famshme në Shqipëri mbrëmjen e djeshme pas prime-t ka “zier” nga debatet e shumta.

 

Pas largimit të ish-banores Erjola Doçit, banorët nuk i kanë kursyer akuzat ndaj njëri-tjetrit për largimin e saj.

 

Një nga debatet mbrëmjen e djeshme ishte mes Romeos dhe Gracianos.

 

Graciano ka akuzuar Romeon se ishte ai i cili ndikoi në largimin e banores. Kësaj akuze Romeo i është përgjigjur i nervozuar duke thënë që ishte Graciano ai që bëri “statujën” kur ish-banorja u largua nga shtëpia.

 

Romeo gjithashtu ka akuzuar Gracianon që ka shitur miken e tij për të qëndruar vetë në lojë. Përveç kësaj debatit nuk i kanë munguar as ofendimet mes njëri-tjetrit.

 

Graciano gjatë kësaj jave ka akuzuar Romeon se në kohën kur ka qenë jashtë i ka shkruar Erjolës në Instagram po ajo nuk i ka kthyer përgjigje.

 

Kjo deklaratë erdhi e papritur edhe për Erjolën e cila u zhgënjye nga miku i saj. Pavarsisht se ish-banorja e mohoi këtë gjë nuk donte të diskutohej edhe pse miku i tij Graciano ngulte këmbë në fjalën e tij.

Romeo: “ Të mora unë në qafë? Si s’të vjen turp ore ti bëjë statujën kur ajo doli”

Graciano: “Bëra atë që unë mendoja dhe që e hoqa 4 ditë këtu”

 

Romeo: “ Yfff ça hoqe ti 4 ditë ore ti ke qeshur 4 ditë. Vuajte përbrenda ti? Mortja, mortja ke shitur fytyrën për këtë lojë, shite shoqen për këtë lojë aq i pafytyrë je”

Graciano: “Sesi e kam shitur unë gjënë dhe sesi e kam bërë e shohin ata jasht”

 

Romeo: “Bëre statujën sa doli ajo, po të dilja unë, po, e kishe bërë po jo kur doli shoqa jote o i paftyrë, unë të dogja ty? Dogje veten, mua më bën mirë pa kuptuar, duke nxjerrë veten të ulët o i lodhur”