Home tvshow “Shko urgjent masturbohu tek b…”/ Juli nuk mban gojën ndaj Eglës (VIDEO)

“Shko urgjent masturbohu tek b…”/ Juli nuk mban gojën ndaj Eglës (VIDEO)

68

Egla Ceno dhe Julian Deda kanë patur mbrëmë një debat të ashpër bashkë në shtëpinë e “Big Brother VIP3”

"Shko urgjent masturbohu tek b..."/ Juli nuk mban gojën ndaj Eglës (VIDEO)

Pasi kaluan një natë të këndshme me njëri-tjetrin duke marrë mesazhe me plot dashuri nga ‘Big Love’, banorët kanë dalë në oborr teksa kanë nisur përplasjet me njëri-tjetrin.

Egla Ceno dhe Julian Deda kanë patur një debat të ashpër bashkë, teksa aktorja iu drejtua atij se ai është një ndër artistët më të ulët që kanë hyrë në “Big Brother VIP3”.

“Je artisti më i ulët që ka kaluar në këtë Big Brother. O astrit, ti je astrit, jo artist. Këtu në shtëpi je pa shtyllë kurrizore. Unë flas për shtëpinë. Je artisti më i ulur që ka kaluar në këtë shtëpi, kanë kaluar 36 po ti je artisti më i ulët që ka kaluar në këtë shtëpi”, i tha Egla.

Dhe pse fillimisht u duk se kjo deklaratë nuk i bëri përshtypje Julit, në fakt nuk ishte ashtu. Debati ka agravuar në ofendime pafund, teksa Deda ka drejtuar ndaj Eglës fjalë të papërshtatshme.

“Çfarë artisteje je ti? Për çfarë u fute te karriera? Pise femër. Po ti je pise komplet! Ti s’merr vesh. Je domethënë nuk e di! Ke nevojë për atë që të thash, shko urgjent dhe çlirohu. Për një masturbim të shpejtë se të ka hipur në tru. Si mund të shash robt kështu o njeri? Shko, shko çlirohu se e shoh që je e ngarkuar”, iu drejtua më pas Deda.