Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në afërsi të lagjes nr 17 në Durrës.
Bëhet me dije se drejtuesja e një automjeti ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga.
Për pasojë makina ka përfunduar në kanalin e ujërave të zeza. Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.