Vesa Vllasalihu është një prej ish-konkurrenteve të formatit të ‘BBVK’.
Ajo u bë e njohur jo vetëm për pjesëmarrjen e saj në këtë format por edhe për historinë e ndarjes nga futbollisti Mërgim Berisha, ku ky lajm bëri një bujë të madhe në rrjet.
Pak kohë më parë ajo ka ndarë disa detaje të reja lidhur me ish-partnerin e saj dhe bashkëshorten e tij të re e cila ka qenë njëkohësisht shoqja e ngushtë e Vesës.
E pyetur nëse ka patur kontakt me ndonjë prej tyre Vesa e ka mohuar dhe është shprehur se për çështjet e tjera po merret avokati.
“Kam avokatin tim, merret ai me këto. I telefonon prindërit e mi, ose dajën tim për me marr informacione, sepse unë s’kam nerva.
Ata le të jetojnë jetën e tyre, edhe unë timen”, deklaroi Vesa.