Home Të Fundit Shumë pranë finales, Julian Deda tregon arsyen e futjes në Big Brother...

Shumë pranë finales, Julian Deda tregon arsyen e futjes në Big Brother Vip ‘Jam futur për të…’

175

Julian Deda është shprehur sot se ka hyrë në “Big Brother VIP3” për të fituar dhe jo vetëm për të shkuar në finale.

 

Shumë pranë finales, Julian Deda tregon arsyen e futjes në Big Brother Vip 'Jam futur për të...'

Këtë e tha gjatë një bisede me Françeska Muratin, Heidi Bacin dhe Graciano Taganit.

 

Ky i fundit u bëri të gjithëve të njëjtën pyetje ‘nëse do u vinte keq nëse do dilnin të shtunën’.

 

Ndërkohë i pyetur nëse do t’a penalizojë grupimi me vajzat, aktori i njohur tha se ‘nuk ka patur asnjë grupim’.

 

Graciano: Do të vinte keq të dilje të shtunën, edhe pse ti nuk e koncepton daljen

Juli: Po të dilja të shtunën?

Graciano: Askush nuk ka asgjë të sigurt

Françeska: Heidi e konsideron fitues Julin

Graciano: Në këto pyetje zakonisht nuk përjashtohet askush, sido që të ndihet

Heidi: Po është me Meritonin për finalist

Graciano: Mund të mos shkojë sot në finale dhe del të shtunën

Françeska: E fitoi këtë gjë nga një lojë, nuk u votua nga publiku për të qenë në këtë pozitë

Juli: Unë po votohem. Nëse dal në finale sot, nuk dal të shtunën

Graciano: Nëse nuk del në finale sot dhe nëse del të shtunën, është e njëjta pyetje për të gjithë se nuk më pëlqejnë diferencimet

Juli: A do më vinte keq? Po patjetër. Jam futur për t’a fituar këtë lojë, jo për të shkuar deri në finale. Do më vinte keq, pse t’a fsheh? Nuk e fsheh dot

Graciano: A mendon se do të penalizojë grupimi që ke bërë? Edhe që është i pranuar nga goja jote

Juli: Cili grupim? Do më penalizojë kjo? Unë nuk kam pasur grupim

Graciano: Ti the që ke funksionuar me gocat

Juli: Jo nuk e thashë. Gjeje si e kam thënë dhe të kthej përgjigje