Vesa Smolica, e ftuar në “Se luan topi”, ka folur pas eliminimit të saj nga “Big Brother VIP”,
ku ndër të tjera ajo sqaroi edhe raportin e saj me Romeon, duke zbuluar se dronin “VeRo”, e ka dërguar ajo.
Është folur për raportin tënd me Romeon, para dasmës i ke dërguar atij një dron. Nga HeRo ishte VeRo…
Vesa: E kam dërguar unë për shokun tim që më ka qëndruar afër nga fillimet.
Kemi krijuar edhe këngë së bashku. Muzika na ka bashkuar.
E kemi pasur atë afrimitetin, jo ashtu siç e mendojnë të tjerët, e dërgova si shok,
për shoqëri dhe që e mbështes deri në finale për të shkuar. Ky është mesazhi i vetëm.
Mendon se u bë xheloze Heidi për ju të dy?
Vesa: Po, por nuk kam dashur të prek Heidin, as që dua të flas për të, sepse më nominoi.
Nuk kam dashur të lidh dronin me të. Si një ish e dashur atëherë e Romeos ka mundur të xhelozojnë. Kanë diskutuar brenda shtëpisë.
Vesa tregoi gjithashtu se është shumë e lumtur për çiftin, dhe se kur të bëjnë dasmën e vërtetë jashtë “do i këndojë te dasma e tyre”.