Home Të Fundit ‘S’kam qenë i v*rgjër, kam pasur shumë gra të dashura…’ Behgjet Pacolli...

‘S’kam qenë i v*rgjër, kam pasur shumë gra të dashura…’ Behgjet Pacolli HABIT me deklaraten e tij ‘Shihem me to dhe i tregoj bashkëshortes…’

21
0

Në një rrëfim krejt ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim ka ardhur mbrëmjen e kaluar biznesmeni dhe politikani, Behgjet Pacolli.

'S'kam qenë i v*rgjër, kam pasur shumë gra të dashura...' Behgjet Pacolli HABIT me deklaraten e tij 'Shihem me to dhe i tregoj bashkëshortes...'

 

I ftuar në podcastin e Arbana Osmanit “Mirmëbrëma Yje”, Pacolli foli për shumë çka, duke filluar nga sipërmarrjet e tij në të gjithë botën, te familja e deri te çështjet e zemrës.

Ai tregoi se ka dy vajza nga lidhjet jashtëmartesore, me dy gra të ndryshme, kur e para ka qenë aksidentale dhe e dyta ka qenë e planifikuar.

“Baba për herë të parë jam bërë në moshën 24-vjeçare. Kam dy vajza që kanë lindur nga lidhje jashtëmartesore. Arbëresha që jeton në Austri, është vajza e madhe. Ka qenë në një kohë tranzitive, pas mbarimit të studimeve dhe kohës kur shkova në shërbimin ushtarak. Vajza tjetër ka lindur kur kam qenë 30 vjeç. Vajzat janë me dy gra të ndryshme, e para aksidentale, e rastit, e dyta e planifikuar por e dështuar lidhja”, tha Pacolli, teksa më tej u pyet nga Arbana se sa herë ka qenë i dashuruar në jetën e tij.

Me një nostalgji që i shihej tek sytë, Pacolli u përgjigj duke thënë se në jetën e tij ka pasur shumë gra të dashura dhe te secila ka mbetur një derë e hapur.

“Nuk është e lehtë ta them këtë. Nuk t’iu them që kam qenë I virgjër në jetë dhe nuk kam bërë asgjë. Kam pasur jetën time dhe kam pasur ndjenja të dua, edhe femra. Kam pasur mikesha, kam pasur femra shumë të dashura dhe nëse do ta bëja një evidencë unë besoj te secila ka mbetur një nderë hapur, nuk është mbyllur”, tha Pacolli duke theksuar më tej se vijon të komunikojë me ato, madje dhe të takohen dhe për këtë është në dijeni dhe bashkëshortja e tij aktuale.

“Unë komunikoj, shihemi. Nuk kam asnjë paragjykim. Dhe gruan time tani që e kam në jetë goxha dinjitoze dhe të mirë, unë e informoj”, tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here