Heidi Baçi ka vijuar lojën e saj me “vëllain” e saj Lidin në “Big Brother VIP”, duke vazhduar të sillet sikur nuk i intereson prezenca e tij në shtëpi.
Asaj i është dhënë një mision sekret nga “Vëllai i Madh” para pak ditësh, dhe duhet të bëj banorët që të besojnë se ajo ka edhe një vëlla më të madh.
Misioni mori përmasa të tjera, në momentin që në BBV vendosi të fuste në shtëpi një konkurrent të ri “vëllain” e saj.
Heidi dhe Lidi Deila duhet ta vazhdojnë tanimë misionin e tyre deri të shtunën, në mënyrë që çmimit të madh t’i shtohen dhe 10 mijë euro.
Gjatë mbrëmjes, Romeo e ka pyetur disa herë në lidhje me vëllain, por Heidi është treguar moskokëçarëse, duke i thënë partnerit të saj që nuk i intereson vëllai.
Sipas saj ajo ka folur më vëllain vetëm kur kanë lindur fëmijët dhe atëherë nuk i ka interesuar.
Pjesë nga biseda:
Romeo: Se mos e ngacmojnë atë Lidin ata!
Heidi: Kujt i intereson? S’më intereson hiç fare. Nuk më intereson hiç fare, por ti nuk më beson mua.
Romeo: Do të të interesojë.
Heidi: Jo! Pse, se e thua ti?
Romeo: Jo se e them unë, por të thërret gjaku.
Heidi: Ai më ka marrë në telefon kur i kanë lindur fëmijët, dhe nuk më ka interesuar.
Romeo: S’të ka interesuar?
Heidi: Se beson ti? S’më ka interesuar fare.
Romeo: Ok! Por nuk është ndonjë gjë e bukur të mos të të interesojë, do flasësh, do komunikosh.
Heidi: Jam e vërtetë, kështu që…
Romeo: Mirë mirë, se do flasim nesër!