Ditën e nesërme i gjithë vendi do të përfshihet nga reshje të dendura shiu dhe shtrëngata, duke shkaktuar edhe përmbytje.
Siç dallohet në hartën e stacioneve meteorologjike, Vlora është qarku më i rrezikuar.
Në mesditë në qytetin e Vlorës priten 20 rrufe për km katrorë. Si pasojë, Kapiteneria e Vlorës ka pezulluar lundrimin e mjeteve të vogla dhe peshkimit, deri në një moment të dytë.
Veç Vlorës, dy qytete të tjera që do të preken më shumë nga moti i keq janë Fieri dhe Tirana.
Por, gjithashtu nga përkeqësimimi i motit preket i gjithë rajoni i Ballkanit. Ekspertët e motit janë shprehur se mund të shohim një vëllim total uji që mund të arrijë ose të kalojë 100 tonë për hektar.
Një nivel i ulët barometrik nga rajoni i Italisë pritet të pushtojë disa zona gjeografike të vendit tonë nga e premtja deri të hënën dhe me karakteristikat kryesore të reshjeve lokale intensive, stuhive të cilat pritet të shoqërohen me breshër, erë dhe rrufe.
Për shkak të motit të keq, Italia ka urdhëruar mbylljen e shkollave për ditën e nesërme, të njëjtën gjë ka bërë edhe Greqia fqinje. /vizionplus.tv