Home Të Fundit ‘Ta dija që do shkonte të mbytej nuk do e kisha lënë...

‘Ta dija që do shkonte të mbytej nuk do e kisha lënë KURRE…’ Zbardhet dëshmia e plot e kunatës, ja cfarë i tha Alma në atë takim të fundit

286

E gjithë shoqëria shqiptare u trondit disa ditë më parë, pasi Alma Arazi së bashku me tre fëmijët e saj të mitur u mbytën në lumin Buna.

 

'Ta dija që do shkonte të mbytej nuk do e kisha lënë KURRE...' Zbardhet dëshmia e plot e kunatës, ja cfarë i tha Alma në atë takim të fundit

Valentina Arazi është kunata e të ndjerës e cila ishte e vetmja që i pa gjallë 4 viktimat për herë të fundit.

Ajo u thirr ditën e sotme përsëri në prokurori pasi deklarata e parë e saj nuk u duk e besueshme.

Ajo ka treguar se kanë dalë si zakonisht me Almën pasi kanë pasur një marrëdhënie të mirë me njëra-tjetrën dhe gjatë kohës që Valentina ka qenë në market,

Alma ka qëndruar jashtë dhe aty ka parë Ergysin me të dashurën e tij të re.

Teksa Valentina ka dalë, Alma i ka treguar për bashkëshortin dhe më pas kanë vijuar rrugën

për t’u ulur në kafe ku aty kanë biseduar për marrëdhënien e saj me Ergysin.

Kunata thekson se Alma i kishte thënë më përpara që do të vinte ta merrte i vëllai me taksi dhe se do shkonte tek

familja e saj në Durrës derisa të sqaroheshin me bashkëshortin e saj dhe se për këtë gjë ishte në dijeni dhe Ergysi.

Unë po ta dija se Alma do mbytej bashkë me fëmijët do kisha bërtitur në mes të lokalit dhe nuk do ta kisha lënë kurrë por nuk e dija sepse thjeshtë më tha se do e merrte i vëllai.

Unë i thashë bashkëshortit kur ika në shtëpi se Alma do shkonte tek familja e saj në Durrës. E mori vesh edhe Ergysi se do shkonte në Durrës.

Pas afro dy orësh kemi komunikuar me motrën e Almës dhe ajo na tha se nuk kishte shkuar atje.

Kjo na bëri të dyshojmë dhe e gjithë familja jonë dolëm me makina duke kërkuar kudo në rrugët e qytetit nëse mund të gjendej diku Alma, por nuk e gjetëm askund.

Kemi kërkuar e pyetur shumë edhe të nesërmen më 3 maj por askush nuk na konfirmoi asgjë, derisa Ergysi shkoi në polici dhe bëri denoncimin për humbjen e saj dhe të tre fëmijëve.