Home Të Fundit Të gjithë kërcejmë me këngë ‘Dajo’, po historia që fshihet pas saj...

Të gjithë kërcejmë me këngë ‘Dajo’, po historia që fshihet pas saj do ju PERLOT! ‘Nëna ndërroi jetë…’ Ervis Behari rrëfehet si asnjëherë më parë

13
0

“Dajo”, kënga që i siguroi suksesin në tregun muzikor Ervis Beharit, mbrapa saj fsheh një histori të trishtë.

 

Të gjithë kërcejmë me këngë 'Dajo', po historia që fshihet pas saj do ju PERLOT! 'Nëna ndërroi jetë...' Ervis Behari rrëfehet si asnjëherë më parë

I ftuar ditën e djeshme në “Ftesë në 5”, Ervis Behari tregoi se, në fakt, brenda këngës ka një histori të vërtetë dhe për këtë, ai beson se ka ndikuar në suksesin e saj.

Vetëm një vit para se të krijohej kënga, nëna e Ervisit u nda nga jeta me atë amanet për të birin: dajën ta mbante si vëlla, si mik e si shok.

“Kënga erdhi pas një momenti të vështirë, sepse nëna ime ka ndërrur jetë disa vite më parë.

Unë isha i ri, 22 vjeç, dhe akoma s’e kisha marrë këngën në rrugën artistike”, – tregon Ervisi i emocionuar.

Më tej, ai shton se njëri nga dajat e tij ka qenë vërtet një mbështetje shumë e madhe për të, edhe financiare:

“Kam bërë këtë këngë dhe nuk kisha lekë. Daja ka qenë një suport i madh, ka qenë më i afërt dhe në atë periudhë. Mblodha sa munda dhe kam bërë këngën e “Dajës” një vit më vonë, e cila rezultoi shumë e suksesshme. Me dajën kemi një marrëdhenie shumë të ngushtë me njëri-tjetrin. Kush zgjohet i pari, i thotë tjetrit “mirëmëngjes”. Është e rrallë të kesh një marrëdhënie të tillë…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here