Home Të Fundit Të gjithë të prekur nga largimi i Dijonis nga Ferma Vip, ja...

Të gjithë të prekur nga largimi i Dijonis nga Ferma Vip, ja cfarë thonë opinonistët ‘Më interesanti në këtë edicion…’

123

Dijonis Biba la në mes rrugëtimin e tij në “Ferma VIP”.

 

Të gjithë të prekur nga largimi i Dijonis nga Ferma Vip, ja cfarë thonë opinonistët 'Më interesanti në këtë edicion...'

Lidhur me këtë vendim të ish-fermerit kanë dhënë mendimin e tyre edhe opinionistët.

“Ngjarje të papritura! Është e jashtëzakonshme, por ferma është një reality show ku durimi, vullneti, pritja e duhur janë përcaktuese. Ndërkohë që po, ikja e Dijonisit më ka habitur pak.

 

Më ka ardhur keq se Dijonisi shte i njohur për publikun në një ritëm tjetër.

Unë që në programin e parë i thashë Dijonis si do jetë mbyllja për ty, kur ti je vazhdimisht në kontakt me njerëzit. Ndoshta i rikthehet komunikim në rrjetet sociale.

 

Mbase ne në televizion dhe ata në rrjetet sociale kemi ritme të ndryshme dhe nuk i përshtatemi. Por, Dijonisi do mbetet nga fermerët më interesant i edicionit të parë”, tha Sonila Meço.

“Edhe për Marianën edhe për Dijonisin më ka ardhur keq. Ishte e pritshme nga Mariana, kurse për Dijonisin të gjithë kemi pritur të ishte një shaka, por nuk ishte.

Kishte shumë mbështetje nga jashtë dhe mund ta shtynte në finale dhe pse jo në fitore. Por, duhet respektuar vendimi i tij”, tha Armina Mevlani.

“Shpresoja që ai do ishte nga lojtarët që ai do shkonte deri në fund. Këto kohë të gjithë më kanë bërë pyetjen pse iku Dijonisi, ti duhet ta dish. Ka pasur lloj lloj teorish. Unë nuk e di pse doli Dijonisi. Ky vendim duhet të ketë diçka personale, sepse nëse ka një person në fermë që e duan të gjithë është Dijonisi.

Nuk më duket që ka pasur një arsye që kishte të bënte me izolimin, ose të pranojmë atë që thotë Sonila që nuk rri dot në ambient të ndryshme sepse është mësuar në rrjeet siciale. Më vjen keq të shihja si do shkonte deri në fund, edhe për faktin që se kuptoja pse e donte aq shumë publiku.

 

Këto ditë kam arritur në përfundimin që ai më të mirën e jepte në përditshmëri. Bënte intervistat absurd, bënte shpirtin e grupit, delikat dhe i lidhur shumë me vajzat. Na la pak të pangopur me gjënë që krijoi, nuk e mbushi dot gjithë hapsirën të cilën e mori me meritë. Tashmë them që tek ky program do më mungojë”, tha Enkel Demi.