Home Të Fundit ‘TERBOHET’ MOTI! Temperaturat e larta shoqërohen me reshje shiu, shtrëngata dhe…ja cfarë...

‘TERBOHET’ MOTI! Temperaturat e larta shoqërohen me reshje shiu, shtrëngata dhe…ja cfarë pritet të ndodh në orët e mbrëmjes

27

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikim të

 

'TERBOHET' MOTI! Temperaturat e larta shoqërohen me reshje shiu, shtrëngata dhe...ja cfarë pritet të ndodh në orët e mbrëmjes
kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira të cilat gradualisht

do t’ja lënë vendin kthjellimeve kryesisht në pjesën e dytë të ditës.

Reshjet e shiut me intensitet të ulët e lokalisht mesatar pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mëngjesit në veri dhe në qendër të vendit.

Hera-herës reshjet e shiut pritet të jenë edhe në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Në orët e mesditës reshjet lokale të shiut me intensitet të ulët do të riaktivizohen përsëri por vetëm përgjatë relieveve malore.

Era parashikohet me drejtim veriperëndim me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës

bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpjtësi deri në 12m/s. Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë.