Home Të Fundit ‘Thashë nëse Zoti e ka shkrujt me jetu, unë do jetoj…’ Aktorja...

‘Thashë nëse Zoti e ka shkrujt me jetu, unë do jetoj…’ Aktorja e njohur shqiptare bënë rrëfimin e ndjerë ‘Isha shtatëzënë kur u preka nga t*mori…’

12
0

Aktorja e njohur nga Kosova, Adriana Matoshi ka rrëfyer sfidat dhe peripecotë që i është dashur të kalojë në jetë.

 

'Thashë nëse Zoti e ka shkrujt me jetu, unë do jetoj...' Aktorja e njohur shqiptare bënë rrëfimin e ndjerë 'Isha shtatëzënë kur u preka nga t*mori...'

Ajo foli për periudhën e vështirë të sëmundjes dhe betejat e vazhdueshme me tumorin në tru, në episodin e dytë në FLET me Ilnisa Agolli,

Adriana Matoshi: Edhe momentin kur unë e kam kuptuar se çka kam dhe çka mban trupi im, unë kam qesh dhe kam thënë është diçka që duhet me u tejkalu. Edhe kam thënë nëse Zoti ka shkrujt që unë duhet me jetu, kam me jetu. Nëse ka thënë që ka me më marrë, ka me më marrë. Menjëherë pasi jam kthyer prej operacioneve, unë kam vazhduar me punën. Nuk jam ndal e as nuk kam pushuar asnjë ditë

Ilnisa Agolli: Sa zgjati e gjitha kjo si periudhë?

Adriana Matoshi: Po tash me e fillu, të parën e kam pas në vitin 2012. Kam qene shtatëzanë kur e kam kuptuar që kam patur një tumor në tru dhe kam thënë ok… Kam mbajt dertin e shtatëzanisë se qysh kam me e lind vajzën. Unë e kam humbur dhe shikimin.

Me njërin sy nuk kam parë fare, me njërin 30 përqind. Edhe kisha problemin, qysh kam me e lind’ dhe qysh kam me pa fëmijën tim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here