Home ShowBizzi “Ti vdes për Romeon, vajzë e ndyrë”! Plas keq në BBV3, Françeska...

“Ti vdes për Romeon, vajzë e ndyrë”! Plas keq në BBV3, Françeska akuza të forta, Erjola: O horror, kam pi…

152

Një debat i fortë ka ndodhur mes Erjolës dhe Françeskës, ku kjo e fundit e akuzon se e ka qejf Romeon.

te fundit, big brother vip albania, bbv, erjola doci, franceska

Kjo deklaratë e ka revoltuar pa masë Erjolën, ku nuk ka arritur ta mbajë veten dhe ka nisur me ofendime. Ajo i drejtohet Françeskës duke i thënë se është e obsesionuar ndaj lidhjes Romeo-Heidi dhe kërkon me patjetër që të fusë dikë në mes.

Françeska: Ajo vdes për Romeon. Erjola mbaron për Romeon. Ta kam thënë tre herë deri më sot që t’i vdes për Romeon.

Erjola: Qyqja, Zot na ruaj mendtë e kokës. O injorante, unë këtë djalin e kam parë vërdallë nëpër Top Channel, s’kam pritur Big Brother, o e çmendur, ti nuk je në terezi.

Françeska: Këto ofendime që dalin nga goja jote mbaji për veten tënde ok.

Erjola: Do një teori të re për t’i rënë çiftit.

Françeska: Sa e dobët je, plehrat në krevat, ofendimet nga më të ndyrat, histerizmi në maksimum, Erjola rregullo sjelljen tënde, je duke u treguar vajzë skandal.

Erjola: Ik o Françeska kap një copë teori nga Graciano.

Françeska: Ta kam thënë para katër javës në vaskë por ti nuk e mban mënd. Pasi je zënë ti me Romeon për pijen, të kam thënë që ti edhe kur zihesh me Romeon të qesh buza.

Erjola: Sa injorante.

Françeska: Mbaje gojën se nuk të kam ofenduar asnjëherë. O vajzë e pa edukatë.

Erjola: O e obesionuar pas Heidit dhe Romeos dhe gjen detaje me u zënë me të gjithë. O e fiksuar.

Françeska: O vajzë e ndyrë.

Frjola: O horror!

Françeska: Nga ke ardhur ti nga rruga?

Erjola: Nuk gjen detaj tjetër për t’i rënë çiftit dhe më fut mua në mes.

Françeska: Vajzë nga rruga, ti vjen nga rruga.

Erjola: Unë Romeon në Top kemi pirë cigare bashkë dhe prita të të njoh këtu brenda në Big Brother.

Romeo ndërhyn dhe i thotë Erjolës këto akuza i ka nga Graciano pasi ai ka folur keq, madje ai i drejtohet edhe me fjalën “mi”.