Home tvshow ‘TRADHTON’ TOP CHANNEL? Arbana Osmani nis përgatitjet për “BBVip Kosova 3”? Detajet...

‘TRADHTON’ TOP CHANNEL? Arbana Osmani nis përgatitjet për “BBVip Kosova 3”? Detajet e reja qe…

85

Arbana Osmani diçka po gatuan në Prishtinë!

'TRADHTON' TOP CHANNEL? Arbana Osmani nis përgatitjet për “BBVip Kosova 3”? Detajet e reja qe...

 

Dhe jo, nuk e kemi fjalën vetëm për kuzhinën e “Bana-s” që do të vijë disa herë më e madhe se ajo në Tiranë.

 

 

 

Vip Magazine ka mësuar nga burime pranë moderatores se përflitet që ajo të marrë drejtimin e Big Brother Vip Kosova në edicionin e tij të ardhshëm.

Nuk është ende zyrtare, megjithatë kemi mësuar se moderatorja dhe autorja e dy edicioneve të suksesshme të Big Brother Vip në Shqipëri, ka marrë në dorë të njëjtin projektin simotër në Kosovë.

Paralelisht me këtë sfidë të re, Arbana ka njoftuar se po punon edhe për hapjen e restorantit të saj të ri në Prishtinë, i cili pritet të jetë gati brenda pak muajsh.

Disa kohë më parë Arbana u pyet për zëra që përfliteshin lart e poshtë se ajo do të drejtonte Big Brother Vip Kosova së bashku me Luiz Ejllin. Megjithatë ajo zgjodhi të mos i mohojë këto lajme duke forcuar edhe më shumë dyshimet e ndjekësve.

Ndalur te Luizi, ky i fundit ka përfunduar disa ditë më parë kontratën 1-vjeçare ku përcaktohej se është nën menaxhimin e Top Media. Tashmë artisti që vijon të thyejë rekorde, do të jetë pikërisht nën menaxhimin e një kompanie me bazë në Kosovë.

Për t’u kthyer te Arbana Osmani, kjo e fundit ka treguar vazhdimisht në rrjetet sociale se vijon të ruajë raporte të mira me motrat Hoxha, e veçanërisht me Lorin.

Megjithatë duket se ajo nuk është parë në ambientet e Top Channel, që pas xhirimeve për këngën e fundvitit e cila është traditë në këtë televizion.

‘Divorci’ i saj me Top Median, duket se u vulos pas botimit të librit që tregon historinë e kësaj familje të madhe mediatike në 20 vitet e fundit. Ajo që ra në sy ishte mungesa e Arbana Osmanit në spotin prezantues të këtij botimi.

Nuk dihet konkretisht roli i Arbana Osmanit në Big Brother Vip Kosova, që pritet të startojë në sezonin e ri televiziv, dhe as nëse marrëveshja mes palëve është apo jo përfundimtare.